Qeveria Kurti merr vendim – Lejon shfrytëzimin e veturave zyrtare edhe pas orarit

Qeveria Kurti merr vendim – Lejon shfrytëzimin e veturave zyrtare edhe pas orarit

Aktuale February 25, 2020 - 14:10

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka marrë edhe një vendim të ri.

Në fakt, ky vendim është marrë ditë më parë, respektivisht me datën, 10.02.2020 nga ministrja e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.

Kështu zyrtarëve të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, do t’iu lejohet shfrytëzimi i veturave zyrtare edhe pas orarit të punës.

Më saktë në këtë vendim, thuhet se veturat do të përdoren edhe jashtë orarit të punës, deri në një afat të pacaktuar.

Kësisoj, Almir Sahiti, Avdulaj Djesviq dhe Merdzan Osmani si këshilltarë, si dhe Memed Veliji, zyrtar i sigurimit në kabinetin e ministres Rexhepi, do mund t’i vozisin veturat zyrtare edhe gjatë kohës kur nuk janë në punë.

Ndryshe nga kjo, Qeveria në krye me Albin Kurtin, patën premtuar se ata do të jenë qeveri e kursimit.

Madje Kurti pati thënë se do të ketë më pak shpenzime për postet e larta qeveritare.

“Ne do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, para meje do të jenë 15 ministra dhe jo 22 sa ka qenë më herët. Pra më pak shpenzime në poste. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit”, kishte thënë Kurti.

Image

Image

Image

Image