Krasniqi: Koronavirusi mund të përcjellët edhe nga gjësendet

Krasniqi: Koronavirusi mund të përcjellët edhe nga gjësendet

Aktuale February 25, 2020 - 14:40

Infektologu Valbon Krasniqi në “Radio Prishtinë”, derisa ka dhënë informacione për koronavirusi, ka thënë se deri tani nuk ka pasur asnjë person të prekur me të në Kosovë.

Ai është shprehur se dita ditës mund të ketë edhe raste të konfirmuara me të në vend, derisa ka treguar edhe për simptomat që kanë personat e prekur me të.

“Gjasat për të qenë i prekur nga koronavirusi janë nëse manifestoni temperaturë mbi 38 gradë, kollitje teshtitje, shkuarje nga hunda dhe vështirësi në frymëmarrje. Për tu infektuar me këtë virus, duhet që dikush të jetë i sëmurë dhe qytetarët të kenë kontakt me atë person”, ka theksuar ai.

Krasniqi ka treguar se koronavirusi mund të përcjellët edhe duke prekur gjësende, në të cilat personat tjerë kanë kollitur.

“Masat janë të përgjithshme si për çdo infeksion tjetër. Duhet të mbulohet hunda dhe goja, pastaj gjatë kollitjes të përdoret faculeta, të lahen sa më shpesh duart me sapun, të shmangen prekjet e hundës syve, sepse studimet që po bëhen po tregohen se ka një numër të madh të infektuarve nga prekja e gjësendeve. Pra nëse një person kollitet, dhe ne prekim në gjësendet ku ai ka kollitet, atëherë mund të infektohemi”, ka shtuar ai./Zëri