LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për dy raste me Koronavirus në Kosovë, flasin nga QKUK-ja

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për dy raste me Koronavirus në Kosovë, flasin nga QKUK-ja

Aktuale February 25, 2020 - 15:32

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar dy pacientë të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi për media në QKUK, Shpend Fazliu.

“Janë ekipet infektive duke punuar derisa t’i ekzaminojnë nuk mundemi me ju dhënë detaje më shumë”, ka thënë Fazliu.

Ndërkohë edhe gjatë ditës së djeshme është dyshuar për dy persona  të prekur  nga virusi Korona por fatmirësisht rezultati ka qenë negativ.

Ndërkohë Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar për detajet më të fundit lidhur me rastin.