QKUK: Tri raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë, të dyshuarit kanë ardhur nga Italia

QKUK: Tri raste të reja të dyshuara me koronavirus në Kosovë, të dyshuarit kanë ardhur nga Italia

Aktuale February 25, 2020 - 15:58

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.

Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim, thuhet në njoftimin e QKUK-së, transmeton Zëri.info

Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara./ZERI