Mesazhi i fortë nga Uashingtoni: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan

Mesazhi i fortë nga Uashingtoni: Po koordinohemi për zgjidhje në Ballkan

Aktuale February 25, 2020 - 18:57

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar me ngulm arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi një gjë e tillë do të vendoste paqen afatgjate në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

E një mesazh të fuqishëm se po koordinohen për të gjetur zgjidhje në Ballkan e ka dhënë ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me zv.ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Filip Riker, dhe me Përfaqësuesin Special Presidencial të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke paralajmëruar se po koordinohen për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan.

“Në Uashington, duke koordinuar veprimet për forcimin e miqësive dhe aleancave, për të shfrytëzuar fuqinë e SHBA’së për të arritur zgjidhje në Ballkan”, ka shkruar ambasadorja e SHBA’së në Tiranë, Yuri Kim, duke i etiketuar Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë dhe atë në Beograd.