Sheholli: Spacialja më ftoi për Komunikatën e UÇK-së që përmend vrasjen e babait tim në vitin 1997

Sheholli: Spacialja më ftoi për Komunikatën e UÇK-së që përmend vrasjen e babait tim në vitin 1997

Aktuale February 25, 2020 - 21:24

Analisti dhe drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli së fundmi ishte ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai tha se në Hagë ishte i ftuar lidhur me vrasjen e babait të tij në rrëthana të panjohura gjatë vitit 1997.

Ai thotë se i ka pyetur në Gjykatën Speciale pse e kanë ftuar kur ai ishte në dijeni që Spacilja nuk do të merret me rastet e vitit 1997.

“Nga Gjykata Speciale më thanë se meqë emri i babait tim është përmendur nga një komunikatë e UÇK-së, atëherë ata do të merren edhe më këto raste”.

Sheholli thotë se në Gjykatën Speciale ka thënë se nuk dyshon që UÇK-ja e ka vrarë babain e tij.

Ai ka sqaruar edhe aktivitetin e babait të tij që shpesh është etiketuar me cilësi të ndryshme.

“Pas vrasjes së babit tim është lëshuar një komunikatë nga UÇK-ja ku thuhet se babi im ka qenë deputetët e Partisë Socialiste të Serbisë, ka marrë pjesë në varrimin e një serbi, ka qenë punëtor i UDB-së. Asnjëra nga këto nuk kanë qenë të vërteta. Për mua ishte e papranueshme kjo komunikatë pasi asnjëra nga to nuk kanë qenë të vërteta”, ka thënë Sheholli në RTV Dukagjini.

Analisti thotë se komunikata të tilla kanë pasur qëllim që të bëhen vëllavrasje mes shqiptarëve.