Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme, Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme, Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Aktuale February 27, 2020 - 16:52

Kryesia e Kuvendit pritet që nesër të mblidhet për të caktuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës, transmeton Zëri.info

Kuvendi ka njoftuar se ka thirrur mbledhjen e kryesisë për nesër në ora 14:00, ku pikë e vetme e rendit të ditës është kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kujtojmë se Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, kundër heqjës së taksës./ZERI