Kurti: Kemi dallime, por SHBA-të janë të pazëvendësueshme
Foto: Laura Hasani

Kurti: Kemi dallime, por SHBA-të janë të pazëvendësueshme

Aktuale February 27, 2020 - 19:21

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media ku ka bërë të ditur vendimin për heqjen e taksës për lëndën e parë që vjen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja, ka folur edhe për mardhëniet me SHBA-në.

Kurti ka thënë se me SHBA-në mund të kenë dallime, por roli i tyre është i pazëvendësushëm, transmeton Zëri.info

“Kemi dallime por dialogun dhe komunikimin nuk e kemi ndalur asnjëherë. SHBA-të janë të pazëvendësueshme për neve. Janë partner që nuk mund të zëvendësohen. Unë nuk mendoj, siç ka menduar dikush tjetër, se do të kemi partner më të mirë se Amerika”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se me SHBA-në, i mirëmban marrëdhëniet, “Por, ta keni parasysh se unë ndërkombëtar nuk bëhem dot, unë jam shqiptar”, u shpreh kryeministri.