Taksa mbledh sot zyrtarët e LVV-së dhe LDK-së
Foto: Laura Hasani

Taksa mbledh sot zyrtarët e LVV-së dhe LDK-së

Aktuale February 28, 2020 - 14:58

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila njëherit është edhe nënkryetare e LDK-së, ka thënë se gjatë ditës së sotme do të ketë takim mes zyrtarëve të LVV-së dhe LDK-së për të diskutuar rreth taksës, raporton zëri.info.

Gjatë një konference për medie, të mbajtur pas mbledhjes së sotme të kryesisë, Osmani tha se LDK do të dalë me një qëndrim rreth propozimit të Kurtit vetëm pas këtij takimi.

“Ne sot do të kemi takime me kryeministrin që të dikskutohen këto çështje dhe lidhur me propozimin e tij do të dalim me qëndrim vetëm pas atij takimi. Kurse sa i përket asaj se dikush do t’i shkatërrojë raportet me SHBA-në, unë në asnjë moment nuk kam parë ndonjë tendencë në qeveri që t’i dëmtojë raportet me SHBA-në”, ka deklaruar ajo.

Përkundër mos-koordinimeve të fundit mes LVV-së dhe LDK-së, Osmani ka thënë se këto dy subjekte do ta gjejnë një gjuhë të përbashkët rreth tarifës.

Gjithashtu ajo ka pohuar se koalicioni qeverisës është duke funksionuar./Zeri