Heqja e taksës, Bërnabiq: Do t`i presim që të merren vesh

Heqja e taksës, Bërnabiq: Do t`i presim që të merren vesh

Aktuale February 28, 2020 - 16:08

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq nuk ka dashur të komentojë paralajmërimet e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti sot në lidhje me heqjen e pjesshme të taksës me shpjegimin se “duhet të presë për të kaluar ca kohë”.

“Do t’i lëmë ata të shohin se për çfarë do të bien dakord, derisa të gjithë të përgjigjen. Tani për tani, unë nuk kam asnjë koment”, tha ajo, raporton Tanjug.