Veseli: Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë

Veseli: Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë

Aktuale February 28, 2020 - 18:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë të lavdishme.

“28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.