Vëllai i Qerim Kelmendit i hidhëruar me Albin Kurtin që nuk shpalli ditë zie

Vëllai i Qerim Kelmendit i hidhëruar me Albin Kurtin që nuk shpalli ditë zie

Aktuale February 28, 2020 - 18:21

Vëllai i ish-luftëtarit Qerim Kelmendi, Muhamet Kelmendi, ka kërkuar që të shpallet ditë zie për vëllain e tij që u vra dy ditë më parë, duke e fajësuar kështu Qeverinë Kurtin që nuk bëri sa duhet rreth kësaj çështje.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka thënë se ‘Albin Kurti duhet të turpërohet.

“Ra nga dora gjakatare Heroi yne QERIM KELMENDI dheAlbin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone.Turp per te dhe Qeverine e ti”, ka shkruar ai tutje.

“Turp per Albin Kurtin. Ra nje hero ne rruge per ne shtepi.Ra nje veprimtar i radheve te para te luftes per liri. Ra nje nga themeluesit e pare te UCK-se qe ia sjelli lirine e Kosoves. Ra nga dora gjakatare Heroi yneQERIM KELMENDI dheAlbin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone.Turp per te dhe Qeverine e ti.”, ka shkruar Kelmendi.