Ky qytet në Kosovë ka më së shumti familje që jetojnë me ndihmë sociale

Ky qytet në Kosovë ka më së shumti familje që jetojnë me ndihmë sociale

Aktuale February 28, 2020 - 19:38

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot pa publikuar statistikat për ‘Mirëqenien Sociale’ në Kosovë.

Nga këto statistika del që, qyteti i Mitrovicës ka më së shumti familje që janë pjesë e skemës për ndihma sociale.

Sipas ‘ASK’, në këtë qytet 2337 familje jetojnë me ndihma sociale. Kurse në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë jetojnë 1460 familje me ndihma sociale. Gjithsej 24 mijë e 352 familje në Kosovë jetojnë me ndihma sociale.

Në krahasim me fillimin e vitit 2019 dhe përfundimin e tij, atëherë i bije se kemi ulje të numrit të familjeve që varen nga ndihmat sociale.

Image


Në janar të vitit 2019, pjesë e skemës së ndihmave sociale ishin 25 mijë e 186 familje, kurse në dhjetor ishin 24 mijë e 352 familje. /Indeksonline/