Lushi thotë se pas kthimit të Thaçit nga SHBA pritet takimi për dialogun

Lushi thotë se pas kthimit të Thaçit nga SHBA pritet takimi për dialogun

Aktuale February 28, 2020 - 20:18

Uk Lushi, njohësi i zhvillimeve politike, i cili jeton në SHBA, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me t`u kthyer në Kosovë do të bashkëbisedojë me bartësit e institucioneve e përfaqësuesit e opozitës lidhur me dialogun me Serbinë.

Lushi e ka postuar një fotografi, ku shihet së bashku me Thaçin.

“Uroj dhe pres që Presidenti Thaçi dhe KM Kurti do të koordinohen me faktorët panshqiptarë dhe aleatët tonë që Ballkani të hyjë në një fazë të re historike me paqe dhe zhvillim”, ka shkruar Lushi. 

Postimi i plotë:

Sot, në New York City, në një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi shkëmbyem mendime, kritika dhe pajtueshmëri për nevojën e bashkëpunimit të të gjithëve që e duam Kosovën.

Presidenti Thaçi premtoi që, si bartës i unitetit të popullit, sapo të kthehet në atdhe do të ketë bashkëbisedime me KM Kurti, përfaqësuesit e rëndësishëm të shtetit në pozitë dhe opozitë dhe natyrisht liderë qytetarë që do të kontribojnë ndërkaq që Kosova dhe Serbia me përkrahjen euro-atlantike duhet të njohin njëra-tjetrën si shtete të pavarura.

Uroj dhe pres që Presidenti Thaçi dhe KM Kurti do të koordinohen me faktorët panshqiptarë dhe aleatët tonë që Ballkani të hyjë në një fazë të re historike me paqe dhe zhvillim.

Populli ynë është i bashkuar. Liderët tonë duhet të marrin shembull popullin.