Infektuar: 1057
Shëruar: 841
Vdekur: 30

FAK-u votohet në pako me Asociacionin

Aktuale May 17, 2015 - 07:53

Votimi i draft-ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e 39 ligjeve që i hapin rrugë shndërrimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) pritet të shkojë në Kuvend në të njëjtën kohë me Asociacionin e Komunave Serbe.

Madje këto dy çështje planifikohen të futen në një pako në mënyrë që të sigurohet se Lista Serbe nuk do ta pengojë formimin e ushtrisë së Kosovës, për të cilën gjë duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta e Kosovës e që nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e të dy të tretave të deputetëve të pakicave.

Kjo është bërë e ditur nga burime të gazetës “Zëri” brenda institucioneve të Kosovës, të cilët kanë njoftuar se për këtë çështje institucionet e Kosovës janë duke e marrë edhe “bekimin” e bashkësisë ndërkombëtare...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim duke u regjistruar në online.zeri.info)