Infektuar: 1057
Shëruar: 841
Vdekur: 30

Dialogu definoi kufirin ndërshtetëror

Aktuale May 17, 2015 - 07:57

Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se dialogu me Serbinë i ka sjellë shumë të mira shtetit të Kosovës. Ndërsa, si fitoren më të madhe të këtij dialogu, ajo e vlerëson Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), e cila “e ka definuar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Marrëveshja tjetër shumë e rëndësishme, sipas saj, është edhe Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve dhe Marrëveshja për Bashkëpunim Rajonal.

Këto deklarata kryenegociatorja e Kosovës i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, ku ka folur edhe për pengesat që po dalin në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së...(Intervistën  e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim duke u regjistruar në online.zeri.info)