Nagavci: Rrëzimi i Qeverisë është turpi i deputetëve

Nagavci: Rrëzimi i Qeverisë është turpi i deputetëve

Aktuale March 26, 2020 - 11:47

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 82 deutetët votuan për të rrëzuar qeverinë Kurti, por suksesi i tyre për ta rrëzuar atë, është turpi i tyre, përcjellë Zëri.info

Nagavci gjithashtu është shprehur se VV do të fitojë dhe do të jenë bashkë për fitore të mëdha .

Postimi i saj i plotë:

Në rrugën e gjatë për të fituar betejën kundër krimit e korrupsionit, kundër kapjes së shtetit, 82 deputet dje votuan për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

Por suksesi i tyre i djeshëm në rrëzimin e Qeverisë Kurti është turpi i tyre.

Sinergjia e njerëzve të mirë e të ndershëm por rritet gjithnjë e më shumë, ne do të fitojmë e Kosova do të bëhet.
Në fitoret e reja, edhe më të mëdha e edhe më të fuqishme, ne do të jemi bashkë, e dashuri, me ndershmëri.