BE: Qeveria u rrëzua në kohë të vështirë, të veprohet me maturi

BE: Qeveria u rrëzua në kohë të vështirë, të veprohet me maturi

Aktuale March 26, 2020 - 12:15

Pas rrëzimit të Qeverisë ka reaguar Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila ka konsuderuar se ky hap ndodhi në një kohë të vështirë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi, raporton Zeri.info. "Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero. 

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19, 

Tutje Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. 
“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Pisonero./Zeri