Eurodeputetja gjermane: Në Kosovë votat u vodhën nga të vjetërit

Eurodeputetja gjermane: Në Kosovë votat u vodhën nga të vjetërit

Aktuale March 26, 2020 - 12:19

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurdeputetja gjermane, Viola von Cramon, e ka quajtur tragjike rrëzimin e Qeverië Kurti të mërkurën mbrëma përmes një mocioni mosbesimi të inicuar nga partneri i koalicionit LDK, përcjell “Zëri.info”. 

Përmes një reagimi në postimin e Ambasadorit Boris Ruge, zv.president i Konferencës së Munihut në Twitter, ka thënë se tani votat janë vjedhur sërish nga të vjetërit.


“Nuk e di se çfarë të them. Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë. Tash votat janë vjedhur nga të vjetërit sërish. Tragjike”, ka shkruar ajo./ZËRI