32 pacientë me koronavirus në Infektivë, 7 me oksigjenoterapi

32 pacientë me koronavirus në Infektivë, 7 me oksigjenoterapi

Aktuale March 26, 2020 - 12:22

Nga një raport i Klinikës Infektive, bëhet e ditur se 32 persona me koronavirus janë të shtrirë në këtë klinikë, raporton"Zëri.info".

Sipas kësaj klinike, 25 pacientë janë në gjendje stabile shëndetësore ndërsa 7 pacientë me oksigjenoterapi.

Një pacient tjetër është në pritje të rezultatit laboratorik për Covid-19./Zëri