Baliqi: LDK-ja e ka defaktorizuar veten përfundimisht

Baliqi: LDK-ja e ka defaktorizuar veten përfundimisht

Aktuale March 26, 2020 - 14:12

Profesori i shkencave politike Bekim Baliqi, ka komentuar situatën politike të krijuar në vend, e ku mbrëmë përmes një mocioni mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja, u rrëzua qeveria Kurti. Sipas tij me këtë veprim LDK-ja e ka defaktorizuar vetën përfundimisht, përcjell “Zëri.info”.

Sipas Baliqit, arsyeja e parë është që LDK-ja e ka mashtruar elektoratin e vet që e kanë votuar nën sloganin “Beso”, për të vazhduar me betejën politike mes Thaçit e Kurtit si dhe viktimizimi i kësaj partie.

Postimi i plotë i tij:

LDK si partia më e vjetër në vend, me mocionin e mbrëmshëm e ka defaktorizuar vetën përfundimisht.

Arsyeja e parë, është mashtrimi i elektoratit të vet, prej të cilëve me BESO iu kërkoj votën për ndryshimin dhe çkapjen e shtetit. Por ende pa nisur qeverinë e tradhtoj këtë kauzë dhe e i prejti në BESË qytetaret.

Arsyeja e dytë është që në betejen politike mes Thaçit e Kurtit, më nuk është alternativa e moderuar apo faktori i ndërmjetëm, por shtojca e së parës.

Dhe arsyeja e tretë dhe qënësore është se viktimizimi, kinse fryma rugoviane, miqësia amerikane dhe brezi i Republikës janë rrefime me të cilat garda e saj e vjetër nuk mund të mbledh votat e nevojshme për mbijetesë.

E vetmja mundësi e shmangies së një bankroti politik do të ishte nëse anëtarësia e saj, degët, nëndegët e ato figura me kurajo politike e pa interesa të ngushta ngritën në çkapjen e partisë nga mashtruesit e ndryshem në parti./ZËRI