Janjiq: Qeveria Kurti u rrëzua nën presionin e Amerikës, shtyhet heqja e taksës

Janjiq: Qeveria Kurti u rrëzua nën presionin e Amerikës, shtyhet heqja e taksës

Aktuale March 26, 2020 - 15:18

Qeveria e Albin Kurtit ka rënë nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi mosgatishmërinë e kryeministrit të Kosovës për të përmbushur marrëveshjen për heqjen e taksës.

Kështu tha analisti serb Dushan Janjiq, duke shtuar se mocioni i mosbesimit për Qeverinë e Kosovës ishte rezultat i paqëndrueshmërisë, ndarjes dhe konfrontimit në skenën politike të Prishtinës.

” Kurti është përpjekur ta udhëheqë vendin në mënyra që nuk janë të mundshme, përmes grupeve të vogla të interesit dhe një lloj aktivizmi qytetar, ” tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Janjiq gjithashtu beson se është e vështirë të pritet që të gjitha taksat e vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia qendrore do të shfuqizohen deri më 1 prill, siç u njoftua më herët, sepse, siç tha ai, është një program i qeverisë që u rrëzua dje.