Ndërron jetë ish-luftëtari I UÇK-së Murat Ajeti, Haradinaj ngushëllon familjen e tij

Ndërron jetë ish-luftëtari I UÇK-së Murat Ajeti, Haradinaj ngushëllon familjen e tij

Aktuale March 26, 2020 - 15:52

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për vdekjen e ish-luftetarit të UÇK-së Murat Ajeti, familjar i heroit Ali Ajeti, përcjell “Zëri.info”.

Haradinaj me këtë rast ka ngushëlluar familjen Ajeti si dhe bashkëluftetarët e Murat Ajetit.

“I rëndë lajmi për vdekjen e luftëtarit të orëve të para Murat Ajeti, familjar i Heroit Ali Ajeti dhe bashkëluftëtar i Heroit Zahir Pajaziti ,të cilët ishin pjestar të Çetës së Llapit.

Ngushëllime familjës Ajeti dhe bashkëluftetarëve.”, ka shkruar Haradinaj./ZËRI

Image