Istogu ndan 50 mijë euro për familje në kushte të pandemisë së COVID-19

Istogu ndan 50 mijë euro për familje në kushte të pandemisë së COVID-19

Aktuale March 26, 2020 - 17:07
Image

Hoxhë Halil Kastrati me shoqatën “Jetimët e Ballkanit” ka ndihmuar me pako ushqimore 100 familje në Skenderaj, të enjten, ndërkaq ELKOS-ETC 400 familje në Vushtrri. Katër raste të dyshuara me koronavirus në veri të Kosovës, mostrat dërgohen në Institutin “Torllak”, shkruan "Zëri.info".

Komuna e Istogut ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë euro për ndihmë në ushqime dhe pako higjenike familjeve në gjendje sociale, pas gjendjës së krijuar nga pandemia COVID – 19. Nëpërmes të një njoftimi për mjetët e informimit, Komuna e Istogut ka njoftuar se mjetët e distinuara për disa kategori janë rrudhur, në mënyrë që të sigurohen 50 mijë euro për këto familje, kryesisht për t’u furnizuar me gjëra ushqimore dhe pako higjenike-sanitare.

“Mjetet e dedikuara do të merren nga kategoria ekonomike e mallrave dhe shërbimeve si: nga programi buxhetor i Drejtorisë për Shërbime Publike shuma prej 10 mijë euro, nga Drejtoria e Shëndetësisë 10 mijë euro, nga ajo për Kulturë, Rini dhe Sport 10 mijë euro, nga Drejtoria e Arsimit dhe nga Zyra e kryetarit nga 5 mijë euro nga secila, pastaj nga 3 mijë euro nga Drejtoria e Administratës dhe nga ajo për Buxhetit dhe Financave, si dhe 4 mijë euro nga Drejtoria e Bujqësisë”, thuhet në njoftim.

Mjete për ta luftuar koronavirusin do të ndajnë edhe Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe ajo e Skenderajt, të cilat kanë thirrë mbledhje të jashtëzakonshme të kuvendeve për të premtën, në të cilat do të vendoset për shumën e mjeteve të ndajnë të ndihmuar familjet dhe personat që janë gjendur në gjendje të rendë si pasojë e koronavirusit.

E ndërkaq, hoxhë Halil Kastrati me shoqatën e tij “Jetimet e Ballkanit” ka shpërndarë të enjten familjeve në asistencë sociale dhe atyre me gjendje të rendë, të krijuar nga shfaqja e koronavirusit, pako ushqimore. Edhe në Vushtrri janë ndihmuar 400 familje me ndihma ushqimore, të cilat po përballen me kushte të rënda në kohë të pandemisë, donacion i kompanisë ELKOS-ETC, derisa Qendra për Punë Sociale, Komuna, Kryqi i Kuq dhe vullnetarët e BIK-ut ua dërgojnë nevojtarëve nëpër shtëpitë e tyre.

Në anën tjetër, epidemiologu serb në very të Mitrovicës, Aleksandër Antonijeviq ka njoftuar për katër persona të dyshuar me koronavirus. “Mostrat janë marrë dhe nesër do t’i dorgojmë në Institutin ‘Torllak’, ndërsa për rezultatet do të njoftoheni me kohës. Deri me tani të gjithë të testuarit kanë dal negative me koronavirusin”, ka thenë epidemiologu Antonijeviq. Ndërkaq, kryetari paralel i Mitrovicës, Aleksandër Spiriq, i cili ka përgjegjësinë nga Qeveria e Serbisë për të menaxhuar me situatën, ka thenë se pako ushqimore u janë dërguar 567 pensionistëve, të cilët kanë pensionin më të vogël se 15 mijë dinarë (rreth 135 euro)./ZERI