LAJMI I FUNDIT: Konfirmohen edhe 8 raste me koronavirus në Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Konfirmohen edhe 8 raste me koronavirus në Kosovë

Aktuale March 26, 2020 - 17:52

Ministri në detyrë i Shendetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se janë edhe 8 raste të reja të infektuara me koronavirus në Kosovë ndërsa një person është shëruar plotësisht.

Sipas tij sot janë testuar gjithsejtë 89 persona prej tyre 8 kanë rezultuar pozitiv, përcjell “Zëri.info”.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditë distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19.

Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.ë

T’i ndihmojmë personelit shëndetësorë

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!