Krasniqi: Presim që pandemia COVID-19 të vazhdoj edhe disa muaj

Krasniqi: Presim që pandemia COVID-19 të vazhdoj edhe disa muaj

Aktuale March 26, 2020 - 18:21

Kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi në një intervistë për “Zëri.info” ka thënë se pandemia COVID-19 pritet të vazhdoj edhe për disa muaj.

Ai është shprehur se rastet me këtë virus kanë duke u rritur çdo ditë.

“ Duke u bazuar në përvojën dhe studimet e shpejta shkencore në Azi, Evropë, Amerikë dhe duke mos i njohur ende veçorit e virusit ne presim qe kjo pandemi të vazhdoj edhe disa muaj. Ne nuk flasim për disa javë. Virusi ka përmbajtje biologjike dhe artificiale, prandaj nuk kemi të bëjmë në këtë rast me një virus të rëndomt por me një armë biologjike e cila do të na mbajë një kohë të gjatë në lëvizje shkencore dhe terapeutike”, ka theksuar ai.

Sa i përket diskutimeve që janë bërë, nëse koronavirusi do të largohet me ngritjen e temperaturave, Krasniqi ka thënë se duhet të presim se si reagon virusi bioartificial në temperaturat e larta.

“Ne e dime qe ky virus ka një qëndrueshmëri më të madhe sesa viruset tjera dhe lagështia e forcon dhe i dhuron jetëgjatësi dhe mund të mbijetojë 5-6 ditë në natyrë dhe 14 ditë në tetrapaketime, por më gjatë se 15 ditë jashtë organizmit. Tanimë është e njohur se ky virus i preku edhe vendet me temperatura të larta, prandaj na mbetet të shpresojmë se në fillimin e temperaturave të larta të na braktis ky virus epidemik“, ka shtuar ai./Zëri/

INTERVISTA E PLOTE: Krasniqi: Respektoni udhëzimet, Kosova s’mund ta përballojë përhapjen e koronavirusit