Furrat në Rahovec obligohen ta ambalazhojnë bukën

Furrat në Rahovec obligohen ta ambalazhojnë bukën

Aktuale March 27, 2020 - 19:44

Drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese në Rahovec, Besnik Hoti, ka bërë të ditur se nga nesër, të gjitha furrat dhe operatorët tjerë ekonomikë obligohen që të bëjnë ambalazhimin e bukëve dhe produkteve të tjera të miellit.

Gjithashtu, ata obligohen edhe që personelin ta pajisin me mjete mbrojtëse.

“Inspektorati komunal do të jetë në monitorim, sepse shëndetin e qytetarëve dhe parandalimin e virusit e kemi prioritet”, ka thënë Hoti.