Një person i sëmurë tek konviktet, stafi mjekësor e merr në trajtim

Një person i sëmurë tek konviktet, stafi mjekësor e merr në trajtim

Aktuale March 27, 2020 - 20:21

Qendra e Studentëve në Prishtinë është kthyer në karantinë ku janë vendosur personat e kthyer në Kosovë nga shtetet e tjera.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet një person i sëmurë teksa stafi mjekësor tentojnë t’i ofrohen të t’i dhënë ndihmën e duhur.

Ai duket në një gjendje jo të mirë shëndetësore derisa ka të vendosur maskë në fytyrë. Pas disa minutave ata arrijnë që ta bindin që të futet në ambulancë.

Kujtojmë që sot janë vendosur në karantinë edhe 55 persona të tjerë të kthyer sot në Kosovë.

Lojtës Videosh