Orari i ri i qarkullimit të autobusëve urban

Orari i ri i qarkullimit të autobusëve urban

Aktuale March 28, 2020 - 10:06

Ndërmarrja Publike e Komunës së Prishtinës “Trafiku urban” ka lëshuar një njoftim të ri për shfrytëzuesit e transportit publik.

Sa herë që Qeveria e Kosovës po nxjerr vendime për qarkullimin e e kufizuar të  qytetarëve, edhe “Trafiku urban” po del me plan të ri.

Nga sot, e shtunë dt. 28.03.2020, autobusët e Trafikut Urban janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30.

Në të gjitha linjat e NPK “Trafiku Urban” është i reduktuar qarkullimi i autobusëve, operohet sipas orarit të fundjavës.