Shtatë pacientë me koronavirus në terapi, dy në gjendje të rëndë
Aktuale
March 28, 2020 - 14:05
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 33 pacientë me koronavirus.
Por, shtatë prej tyre janë duke u monitoruar me terapi, dy prej të cilëve janë gjendje më të rëndë, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar infektologu, Arben Vishaj, i cili tha se ata janë rreth moshës 50 vjeçare.
Megjithatë, ai tha se nuk ka asnjë pacient që është i intubuar.