Ahmeti: Mos dilni pa nevojë, koronavirusi s’ka orar

Ahmeti: Mos dilni pa nevojë, koronavirusi s’ka orar

Aktuale March 28, 2020 - 14:32

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ndryshimit të vendimit për kufizim të lëvizjes. Sipas tij, ky është vendim i duhur.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se pavarësisht se tash ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00, nuk do të thotë se para orës 17:00 është lëvizje e lirë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë, meqenëse virusi nuk ka orar.

“Tash e tutje ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00. Ky është vendim i duhur.  Kjo nuk do të thotë që para oreë 17:00 është lëvizje e lirë.  Jemi duke luftuar me virusin i cili nuk ka orar.  Prandaj mos dilni pa nevojë”, ka shkruar Ahmeti.