Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë

Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë

Aktuale March 28, 2020 - 17:11

Edhe Shqipëria ka dhënë ndihmën e saj për t’i dal në ndihmë Italisë në këtë kohë pandemie.

Jo me para por Shqipëria ka ndihmuar shtetin fqinj me mjekë dhe infermierë, njofton Klan Kosova

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, nëpërmjet një fotografie në Facebook.

“Me mjeket e infermieret e shkëlqyera shqiptare rrugës për në Romë për t’i dhënë dorën e ndihmës Italisë mike në këto orë të vështira ë…”, ka shkruar Cakaj.