Ahmeti: Vazhdon edhe sot dezinfektimi i QKMF-ve në Prishtinë

Ahmeti: Vazhdon edhe sot dezinfektimi i QKMF-ve në Prishtinë

Aktuale March 28, 2020 - 17:17

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot u bë dezinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 5 në lagjen Dardania dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente.

“Çdo hap i vogël është i rëndësishëm. Nuk kemi kërkuar kurrë diçka më të lehtë nga ju. Për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj ju lutemi që të rrini në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.