Gent Cakaj pa maskë e dorëza i shoqëron mjekët shqiptarë në Itali

Gent Cakaj pa maskë e dorëza i shoqëron mjekët shqiptarë në Itali

Aktuale March 29, 2020 - 13:37

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërsë, Gent Cakaj ka shoqëruar mjekët shqiptarë për në Itali, të cilët i dolën në ndihmë këtij shteti, i cili aktualisht është një nga vendet më të prekura nga virusi vrastar, nga Covid -19, raporton “Zeri.info”.

E teksa në Itali shkuan 10 mjekë e infermierë, ata u pritën nga Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili për dallim nga Cakaj ishte i pajisur me maskë dhe dorëza.

Mjekët shqipëtar do të qëndrojnë për një muaj në Itali dhe do të paguhen nga Shqipëria. Kjo pas një vendimi të marrë qeveria shqiptare pas një marrëveshje të arritur më herët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio. Mantelbardhët që do të ofrojnë shërbim shëndetësor do të shpërblehen 3,000 euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro në muaj për infermierët.

Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020. Përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Italia mbetet një nga vendet më të prekura në Evropë, ku aktualisht janë shënuar gjithsej 92, 472 raste të prekur me Corona – virus, kanë vdekur 10 mijë presona, dhe 12 mijë prej tyre janë shënuar

Ndërkohë kujtojmë se virusi Covid – 19, tashmë ka prekur edhe Kosovën ku aktualisht janë 91 persona të infektuar me Covid 19, derisa një prej tyre ka vdekur, dhe një është shëruar/ZERI

 
Mjekët mbërrijnë në Itali, Luigi Di Maio: Falënderoj popullin Shqiptar per solidaritetin

Mjekët mbërrijnë në Itali, Luigi Di Maio: Falënderoj popullin Shqiptar per solidaritetin Videon e plotë e gjeni ë https://youtu.be/-ij7NpJzT1s ë : Luigi Di Maio

Posted by Abc News Albania on Saturday, March 28, 2020