Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
 Paralajmëron infektologu Lul Raka: Vera mund të na presë me koronavirus

Paralajmëron infektologu Lul Raka: Vera mund të na presë me koronavirus

Aktuale March 31, 2020 - 23:22

Infektologu kosovar, Lul Raka duke folur për koronavirusin dhe përhapjen e tij edhe në vendin tonë, ka thënë se mund të zgjasë edhe deri verës.

Ai sonte në NIN ka thënë se viruse të tilla zgjasin deri në katër muaj.

‘’Vera mundet me na prit. Viruse të tilla zgjasin deri në katër muaj. Por varet nga menaxhimi i situatës’’, ka thënë ai.

Kujtojmë që në Kosovë deri më tani janë regjistruar mbi 100 raste.