Infektuar: 1128
Shëruar: 850
Vdekur: 30
Beqaj: Kthimi i opozitës në Qeveri do të revoltojë shumicën e qytetarëve që votuan për ndryshime

Beqaj: Kthimi i opozitës në Qeveri do të revoltojë shumicën e qytetarëve që votuan për ndryshime

Aktuale April 02, 2020 - 13:59
Image

Teksa presidenti Hashim Thaçi po vazhdon takimet me liderët e partive politike në vendin tonë, me të cilët po konsultohet rreth hapave që duhet të ndërmerren pas rrëzimit të qeverisë “Kurti”, analisti politik Behlul Beqaj mendon se nëse qeveria nuk bëhet përmes zgjedhjeve nuk përjashtohet mundësia e shfaqjes së pakënaqësisë masive nga qytetarët, e cila vështirë mund të menaxhohet.

Beqaj për “Zëri.info” ka deklaruar se të gjithë përkrahësit për një qeveri të re në kohën kur Qeveria në detyrë po funksionon suksesshëm në kohë pandemie nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që do t’ua shkaktojnë vendit dhe qytetarëve të saj.

“Të gjithë që janë përkrahës të qeverise se re, në kohën e funksionimit të suksesshëm të qeverisë në detyrë në kohën e pandemisë, nuk janë të vetëdijshëm se çfarë pasojash imediate dhe afatgjate po ua shkaktojnë qytetarëve të Kosovës dhe vetes”, tha Beqaj.

LEXO EDHE: Analisti i njohur tregon se a duhet të krijohet qeveria e re me ose pa zgjedhje

Sipas tij, mundësia për shfaqjen e pakënaqësive nga ana e qytetarëve, të cilët votuan për ndryshime, është e madhe dhe nuk do të mundë të menaxhohet nga shkaktarët që i bënë ata të zhgënjehen.

“Kthimi i forcave të shtetit të kapur” do të revoltojë vullnetin e shumicës se qytetarëve që votuan për ndryshime. Nuk e përjashtoj mundësinë e shfaqjes se pakënaqësisë në mënyrë masive, e cila vështirë se mund të menaxhohet nga ata të cilët janë shkaktarë direkt të zhgënjimit”, përfundoi Beqaj. /Zëri