Thaçi përcaktohet për formimin e qeverisë së re, i kërkon Vetëvendosjes mandatarin
Foto: Laura Hasani

Thaçi përcaktohet për formimin e qeverisë së re, i kërkon Vetëvendosjes mandatarin

Aktuale April 02, 2020 - 14:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar përmes një letre kreut të Qeverisë në detyrë e shefit të LVV’së, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar të propozojë kandidatin e ri që të mandatohet për kryeministër.

Në këtë letër Thaçi e njofton Kurtin se do të marrë hapat e nevojshëm sipas Kushtetutës së Kosovës për formimin e Qeverisë së re, derisa thotë se subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet ka të drejtë propozimin edhe të një kandidati për kryeministër.

Përveç kësaj letre, Thaçi ia ka nisur edhe një letër tjetër Kurtit, duke e falënderuar për dy letrat që ia ka nisur dje, derisa ka thënë se ishte kënaqësi që janë takuar.

Më poshtë dy letrat e Thaçit drejtuar Kurtit :

Image

Image