IKSHPK merr mostra të reja nga të dyshuarit me koronavirus, rezultatet dalin sot

IKSHPK merr mostra të reja nga të dyshuarit me koronavirus, rezultatet dalin sot

Aktuale April 02, 2020 - 14:09

Për shkak të dyshimeve që mund të jenë të infektuar me koronavirus, Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publikë, i ka marrë edhe sot mostrat e disa personave, raporton “Zëri.info”. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar për portalin, nga IKSHPK, të cilët kanë thënë se ekipet e tyre kanë dal në teren për të mbledhur mostrat e personave që kanë pasur kontakte me ata që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nga ky institut kanë bërë të ditur se personat e dyshuar i thërrasin paraprakisht në telefon, e pastaj shkojnë e ua marrin mostrat. Rezultatet e analizave për personat e testuar sot, pritet të dalin gjatë ditës.

Deri tani, 125 persona gjithsej në Kosovë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, ku një person ka vdekur ndërsa 10 të tjerë janë shëruar.

Nga Klinika Infektive në QKUK është bërë e ditur se gjatë ditës e sotme në këtë klinikë janë spitalizuar gjithsej 60 pacientë.

Prej tyre, me Covid -19 janë gjithsej 44 raste, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste./Zëri  A.B