Foshnja pesëmuajshe me COVID-19, Kastrati: Shpresojmë ta kalojë sa më lehtë

Foshnja pesëmuajshe me COVID-19, Kastrati: Shpresojmë ta kalojë sa më lehtë

Aktuale April 02, 2020 - 14:26

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 125.

Mbrëmë u konfirmuan edhe 13 rastet e fundit. 11 prej tyre ishin nga fshati Topanicë i komunës së Kamenicës, ndërsa në mesin e tyre është edhe një foshnjë pesëmuajshe.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë që foshnja është dërguar në Klinikën Infektive në QKUK. “Njëri nga personat e infektuar nga kontakti i parë që ka qenë në komunën tonë është një fëmijë pesëmuajsh. Ai është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Nga ajo që kemi parë që ka ndodhur në vende të ndryshme të botës, fëmijët nën moshën 16-vjeçare janë pothuajse më të sigurtit. Po shpresojmë dhe po besojmë që do ta kalojë sa më lehtë këtë gjendje”.

Kastrati ka thënë që personi i parë i infektuar ka qenë xhaxhai i foshnjës, i cili ka hyrë më datën 18 në Kosovë, ndërsa më datën 30 është vërtetuar që është i infektuar me COVID-19.