3 raste tjera me koronavirus në Kosovë

3 raste tjera me koronavirus në Kosovë

Aktuale April 04, 2020 - 08:05

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nëpërmjet një komunikate ka njoftuar edhe për tri raste të reja me koronavirusin e ri, të lëshuara gjatë orëve të para të ditës së shtunë.

Nga 138 mostra të realizuara, siç bëhet e ditur në komunikatë, tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Sot më 04.04.2020 (01:30 pas mesnate), në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), janë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë.

IKSHPK bën të ditur se tri rastet janë nga komuna e Mitrovicës së Veriut.

Deri më tani, ka pasur gjithsej 135 raste të diagnostikuara me virusin pandemik në Kosovë, ku një nga ta e ka pësuar me vdekje.

Në rezultatet e testimeve të para sot gjatë ditës 6 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë raportuar edhe 6 të shëruar.

 

Instituti Kombëtar bën thirrje që të qëndroni në shtëpi dhe të respektoni distancën sociale në rast daljeje!