Testohen 36 të karantinuar në Qendrën e Studentëve, 1 rezulton pozitiv me koronavirus

Testohen 36 të karantinuar në Qendrën e Studentëve, 1 rezulton pozitiv me koronavirus

Aktuale April 04, 2020 - 14:40

Sot IKSHP ka bërë testimin e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve, ku prej tyre njëri ka rezultuar pozitiv në Covid-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se i infektuari është dërguar në Klinikën Infektive së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë me të gjatë kësaj kohe.

Grupi që rezultuan negativ ndaj testit janë liruar sot të shkojnë në shtëpi dhe janë rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë.

Ai po ashtu bën të ditur se gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 98 persona të tjerë dhe të vazhdojnë me procedura të njëjta të adresimit si me grupin e ditës së sotme.

Përndryshe, bëhet e ditur se në karantinën e QS janë mbi 500 persona të karantinuar, shumica prej të cilave pritet të lirohen ditëve në vijim, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës.