Epidemiologu paralajmëron rritje të numrit të të vdekurve nga pandemia në Kosovë

Epidemiologu paralajmëron rritje të numrit të të vdekurve nga pandemia në Kosovë

Aktuale April 07, 2020 - 08:48

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e Covid 19, duke bërë që të arrijë në tre numri i të vdekurve në Kosovë.

Epidemiologu kosovar, Isuf Dedushaj, ka thënë që shpreh keqardhje për familjarët që kanë humbur të afërmit nga koronavirusi.

Dedushaj në Klan Kosova, ka paralajmëruar se pritet që të ketë akoma të vdekur si pasojë e pandemisë në Kosovë.

“Shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e mia familjarëve që i kanë humbur të afërmit. Pritet të ketë akoma të vdekur. Ka shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë, sidomos te personat e moshuar. Në Itali edhe në vendet tjera kanë vdekur njerëz të moshës më të re, por që kanë pasë edhe ndonjë sëmundje tjetër”.

“Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë, është marrë qëndrim të mbyllen shkollat. 50 % e popullsisë janë në izolim. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë, ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ikin ceremonive fetare”.

Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse, ndërsa thotë që është i kënaqur me angazhimin

“Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, të cilët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i kanë zbatuar me përpikëri masat e marra nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë”.