Infektuar: 1128
Shëruar: 850
Vdekur: 30
Dy pacientë me COVID-19 në gjendje kritike

Dy pacientë me COVID-19 në gjendje kritike

Aktuale April 07, 2020 - 08:57

Dy pacientë me Covid-19, që janë në mjekimin intensiv, janë në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.

Në ndërkohë, në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 47 pacientë me Covid-19, në pritje të rezultateve janë 10 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 4 raste.

Nga 47 raste të infektuar me Covid -19:

41 raste janë në gjendje stabile

4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa katër infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore.