Mbledhjet në oda në kohë pandemie, Lladrovci: Drenica i ka hequr moti odat, kjo mund të ndodhë në Malishevë e në Rahovec

Mbledhjet në oda në kohë pandemie, Lladrovci: Drenica i ka hequr moti odat, kjo mund të ndodhë në Malishevë e në Rahovec

Aktuale April 07, 2020 - 09:42

Kosova gjatë ditës së djeshme ka shënuar ditën më të rëndë sa i përket përballjes me pandeminë COVID-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë vdekur dy persona dhe 20 të tjerë janë konfirmuar me koronavirus, pjesa më e madhe prej tyre në Malishevë.

Pas rritjes së numrit të rasteve kishte shumë reagime se në Malishevë çdo gjë vazhdon të funksionojë normalisht edhe pse vendi është futur në karantinë tash e disa javë. Aty raportohet se njerëzit po vazhdojnë të mblidhen dhe nuk i ndalin vizitat te njëri-tjetri.

Një rast është konfirmuar edhe në Drenas, por që kryetari Ramiz Lladrovci ka thënë se bëhet fjalë për një qytetar, i cili ka vite që nuk jeton në Drenas.

I pyetur se a po mblidhen banorët në oda, Laldrovci ka thënë se Drenica qëmoti i ka hequr odat. “Në Drenicë i kemi hjekë odat. Nuk kemi oda më. Në Rahovec e në Malishevë ka mundësi të mblidhen, por në Drenas jo. Nuk ka grumbullime të tilla që mund t’i vënë në rrezik banorët”, është shprehur Lladrovci.