Këto janë fjalët e para që Haziri ua tha Kurtit dhe ministrave në zyrën e tij

Këto janë fjalët e para që Haziri ua tha Kurtit dhe ministrave në zyrën e tij

Aktuale April 07, 2020 - 10:01

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka shkuar në Gjilan për çështjet e menaxhimit të pandemisë, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Bashkë me të kanë shkuar edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrja e Administrimit dhe e Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi.

Ata gjithashtu u pritën nga stafi i Qendrës Operative Emergjente në Kampusin e Shkollave të Mesme.

Në takimin që po vazhdon Haziri tha se do të donte që kryeministrin dhe ministrat t’i priste në ditë më të mira, por se edhe kjo në kohë pandemie është e një rëndësie të veçantë.