Serbia përgatit spitale të veçanta në Kosovë për serbët, Djuriq: Edhe me miell i kemi furnizuar

Serbia përgatit spitale të veçanta në Kosovë për serbët, Djuriq: Edhe me miell i kemi furnizuar

Aktuale April 07, 2020 - 10:03

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Djuriq, ka thënë se pushteti serb ka nisur me shndërrimin e disa zonave në spitale, ku do të trajtohen rastet me koronavirus.

Djuriq pretendon se në disa zona të Kosovës kanë dërguar shtretër për t’i trajtuar të infektuarit serbë me koronavirus. “Nëse vjen deri tek infektimi me koronavirus, gjegjësisht sëmundjeve nga COVID-19, në Spitalin e Pasjanit është pajisur një pjesë për izolim me 11 shtretër”, ka thënë Djuriq.

Ai ka thënë se në zonat e Kosovës, ku jetojnë serbët, janë shpërndarë 1100 maska mbrojtëse, barëra, si dhe tre tonë miell.

Në Obiliq dhe në Kllokot gjithashtu janë ndihmuar disa familje, derisa në rajonin e Pejës, të Fushë Kosovës dhe të Lipjanit janë ndarë 60 paketa të tilla dhe në Pejë 40, lajmërojnë mediet serbe.

Kujtojmë se autoritetet në Kosovë janë kritikuar shumë që kanë lënë pushtetin serb të vendosë për Mitrovicën e Veriut dhe se ora policore e qeverisë serbe po respektohet atje.