Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
 6 javë koronavirus në Kosovë: Më shumë të shëruar – sesa të spitalizuar në Klinikën Infektive

6 javë koronavirus në Kosovë: Më shumë të shëruar – sesa të spitalizuar në Klinikën Infektive

Aktuale April 24, 2020 - 20:56

Janë bërë 6 javë me koronavirus në Kosovë, ndërsa infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se më shumë ka të shëruar nga koronavirusi sesa të spitalizuar.

Ai ka thënë se deri tani janë konfirmuar 669 persona me koronavirus, ndërsa 130 prej tyre janë spitalizuar e 70 nga ta u shëruar, shkruan lajmi.net.

Sonte sipas infektologut Krasniqi në klinikë janë vetëm 47 pacientë, ndërsa ky është numri më i vogël në dy javët e fundit.

Ky është postimi i tij:

6 javë COVID-19 në Kosovë:
Më shumë të shëruar – se sa të spitalizuar në Klinikë

Sot e 6 javë më parë filloi pandemia COVID-19 në Kosovë
U konfirmuan 669 persona COVID pozitiv
U spitalizuan 130 prej tyre
U shëruan 70 nga ta ( nga të spitalizuarit)
Sonte ne Klinikë- vetëm 47 pacientë.
Numri më i vogël në këto 2 javët e fundit.
Sapo i vizitova të gjithë, të 47 pacientët, në mesin e tyre fëmijë 5 vjeç, gra shtatëzëna, por edhe të moshuar.
Ne punojmë pa u lodhur për shërimin e tyre, por së bashku me punën tonë të ju ndihmoj edhe lutja juaj në këtë Muaj të madhërishëm të Ramazanit.

Urime Besimtarëve Myslimanë Muaji i Ramazanit.