Infektuar: 1194
Shëruar: 884
Vdekur: 31
Zeka rrëfen për ditën kur ushtria franceze bombardoi bazën ushtarake në Koshare

Zeka rrëfen për ditën kur ushtria franceze bombardoi bazën ushtarake në Koshare

Aktuale May 21, 2020 - 10:04

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar për Betejën e Koshares, ku ai ishte pjesëmarrës.

Mes të tjerash, ai ka kujtuar momentet e datës 21 maj të vitit 1999, kur thotë se ushtria franceze bombardoi bazën ushtarake në Koshare, transmeton “Zeri.info”.

Tutje Zeka ka shkruar se atë kohë janë vrarë shumë ushtarë të UÇK-së, si dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Po ashtu Zeka thotë se për fat të mirë kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë disa ushtarë të UÇK-së.

Postimi i plotë:

A po të kujtohet kjo datë?

Artim Elmazi, një ushtar i UÇK-së, më pyeti për datën 21 maj 1999.

Është data kur ushtria franceze bombardoi bazën ushtarake në Koshare. Shumë ushtarë të UÇK-së u vranë, shumë u plagosëm. Mbas dy orëve, për fatin e madh, arritëm t’i nxjerrim disa të gjallë.

Respekt për çdo ushtar dhe ushtare të lirisë. Respekt për grupin e personelit mjekësor.

Respekt për gjithë komandën e brigadës 138 “Agim Ramadani”! /Zëri