Infektuar: 1158
Shëruar: 876
Vdekur: 30
Ish-ambasadorja Lama tregon se a kishte kërkuar azil politik në Itali pas shkarkimit
Foto: Laura Hasani

Ish-ambasadorja Lama tregon se a kishte kërkuar azil politik në Itali pas shkarkimit

Aktuale May 21, 2020 - 11:15

Ish-ambasadorja Alma Lama ka folur sot për shërbimin që ka bërë si ambasadore e Kosovës në Itali dhe për shkarkimin e saj nga presidenti Hashim Thaçi.

Lama ka mohuar lajmet që kishin dalë pak ditë pas shkarkimit të saj se ajo ka kërkuar azil politik në Itali.

“Këto janë qesharake, nuk ia vlen as të humbni kohë. Unë e kam dorëzuar postin në bazë të vendimit të presidentit dhe të ministrit”, ka thënë Lama, transmeton “Zeri.info”.

Ish-ambasadorja në Romë ka bërë të ditur se ka nisur disa procese gjyqësore për shpifjet që janë bërë ndaj saj, ndërsa ka kërkuar që ambasadorët të trajtohen më me dinjitet.

“Janë shpifje, unë kam hapur disa procese në gjykata, duhet të ndalen shpifjet për secilin, të ndalen fushatat, duhet që përfaqësuesit e shtetit të trajtohen me dinjitet, sepse kështu mbrohet dinjiteti”, ka thënë ajo në një intervistë në RTK.

Kujtojmë se Lama ishte shkarkuar dy vjet pasi ishte emëruar nga presidenti Thaçi. /Zëri