Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Tërnava thotë se xhamitë s’do të hapen për Bajram

Tërnava thotë se xhamitë s’do të hapen për Bajram

Aktuale May 22, 2020 - 15:30

Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u është drejtuar besimtarëve myslimanë, duke theksuar se ky Ramazan i privoi nga xhamitë për arsye të pandemisë, por tha se adhurimet ndaj Krijuesit ka mundur që secili t’i kryejë në shtëpitë e veta, transmeton “Zëri.info”.

Në ligjëratën e tij të fundit për këtë Ramazan Tërnava tha se BIRK-u ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, po ashtu edhe me njohës të së drejtës së sheriatit rreth çështjes së hapjes apo moshapjes së xhamive në këtë kohë.

Nga këto kontakte e takime Tërnava tha se u vlerësua se rreziku ekziston, andaj “duhet të presim edhe një kohë për rihapjen e tyre, në mënyrë që të mos rrezikohen jetët e shumë njerëzve”.

Tërnava tha se me dispozitat e fesë islame “jemi të obliguar që të respektojmë institucionet përgjegjëse, të respektojmë ekspertët dhe të ruajmë veten e njëri-tjetrin”.

Në këto kushte, tha myftiu, “besimtarët janë të obliguar ta presin festën e Fiter Bajramit në shtëpitë e tyre bashkë me familjen, pa i lënë anash lutjet, ibadetet dhe festën, duke respektuar masat e profesionalistëve”.

Ai në fund uroi që Zoti t’i ketë pranuar ibadetet e lutjet në muajin e Ramazanit, ta ruajë shëndetin, jetën dhe vendin tonë.